Home Aktualitet Bardhi: PD ka...

Bardhi: PD ka kryer analizën e brendshme për zgjedhjet e 25 prillit

20
0

Në konferencën e sotme, sekretari i brendshëm i PD, Gazment Bardhi, foli për çështjen e 25 prillit dhe theksoi se aktualisht është bërë një analizë e brendshme për për këtë zgjedhje.

Ai gjithashtu u shpreh se së shpejti në mbledhjen e radhës të kryesisë do të prezantohet edhe analiza e kryer për të vijuar më tej me procesin e brendshëm të partisë.

“Konfirmoj që analiza është kryer dhe është dorëzuar tek secila degë dhe në mbledhjen e parë të kryesisë do të prezantohet analiza për të shkuar më pas në procesin e brendshëm të partisë”, tha Bardhi.

I ndalur tek dega e PD –së Fier dhe largimi i Luan Baçit, kreu i Partisë Demokratike tha se Baçi ka dhënë dorëheqjen një vit e gjysmë më parë, dhe se në këtë degë komandimi është bërë shumë mirë.

“Mbështetja e anëtarësisë së PD-së për mua ka shkuar 97% tani që po flasim! Baçi ka dhënë dorëheqjen një vit e gjysmë më parë. Komandimi është bërë në të mirë të organizmit në atë degë. Do të bëhet edhe në degë të tjera”, tha Basha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit