Home Aktualitet Basha: Do të ...

Basha: Do të dorëzojmë në SPAK padi penale për Edi Ramën

32
0

Kreu i “vulës”, Lulzim Basha ka paralajmëruar se do të dorëzojë një padi në SPAK ndaj Edi Ramës, pas deklaratave të Arben Ahmetajt i cili akuzon kryeministrin dhe Veliajn si të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Jashtë Kuvendit, Basha u shpreh se është justifikim arsyetimi i kryeministrit se nuk do të marrë pjesë në interpelancë për shkak të vizitës së Blinken.

“Vizitën e Blinken si justifikim, tregon se çfarë teatrit luhet këtu, që të mos ketë parlament. Shpreh keqardhjen që ky skenar ekzekutohet nga të tjerë deputetë të PD që i heqin mundësinë të gozhdojmë Ramën. Nuk dorëzohemi. Përgjegjësisë nuk do ti ikë dot. Do të dorëzojmë në SPAK padi penale, bazuar mbi faktet e reja të dala në dritë dhe pohohet e ish-zv.kryeministrit se në këta aferë përfitues është Rama”, tha Basha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit