Home Aktualitet Basha kundër ...

Basha kundër Ramës-Berishës-Metës? Bollino: S’e di nëse ka forcë për ta mbajtur një luftë të tillë

178
0

Sot në Kuvend, Lulzim Basha cilësoi Ramën, Berishën dhe Metën si Trekëndëshin e Bermudës, por analisti Carlo Bollino e ka konsideruar të pafuqishëm kreun e PD-së, në luftën që i ka shpallur atyre. Bollino thekson se PD nuk mund të ndahet nga Berisha.

“Dua të përqendrohem mbi figurat e Bashës. Nuk ka një historik të lidhur drejtpërdrejt me Bashën. Berisha ai është një pjesë e pandshme e Bashës. Ajo ishte partia Berisha 3 dhe jo Basha. PD nuk mund të ndahet nga Berisha. Atë që përmend Berisha është edhe Basha. Është një batutë se do të japë një imazh të ri.

Nuk ka asnjë ndikim, nuk më jep asnjë imazh që frymëzohet një optimizëm në radhët e PD-së. Meta e ka mbajtur aleat, LSI e ka mbajtur aleat deri në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo që ndodhi pas 25 prillit është një rizgjidhje dhe do të mbajë distancë nga Ilir Meta. Basha nuk ka pasur marrëdhënie të mirë me Metën. Ai është ndarë edhe nga Kryemadhi. Basha nuk e di nëse ka forcë për ta mbajtur një luftë të tillë.

Tani ka sjellë në luftë edhe Metën. Edhe kundër Edi Rama e thotë për të treguar se nuk e kam aleat Edi Ramën për bashkëpunimin Rama-Basha. Për mua nuk ka asnjë lidhje, e ka përmendur si një armik të tretë. Si të jetë një luftë pa ushtri nuk e di”, tha Bollino.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit