Home Aktualitet Basha në KiE:...

Basha në KiE: Serbia saboton sigurinë në Ballkan me strategji nga Moska! Hetim ndërkombëtar për parregullësitë e zgjedhjeve serbe

39
0

Lulzim Basha ka denoncuar në Këshillin e Europës parregullsi dhe shkelje masive në zgjedhjet në Serbi, duke i qëndruar raportit paraprak të OSBE-së se ato u dominuan nga përfshirja vendimtare e Alensadër Vuçiç në proces, konkurrenca e padrejtë, anësia e medias dhe blerjet e votave. ”Pa zgjedhje demokratike dhe sundim të ligjit nuk ka siguri, stabilitet, mirëqenie dhe ëndërr europiane për popujt e Ballkanit Perëndimor”, nënvizoi Basha. Në Asamblenë Parlamentare të KiE-së Basha foli edhe për spastrimin e heshtur që Serbia, sipas tij, po u bën mbi 8 mijë shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Serbia vazhdon diskriminimin etnik dhe spastrimin e heshtur duke pamundësuar rreth 8 mijë shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc marrjen e dokumentave, e duke i privuar ata nga e drejta e votës dhe aksesi në shërbime publike përmes pasivizimit të adresave. Dhuna brutale kundër liderit të një partie të opozitës, Nikola Sandulovic, thjesht sepse u përul para varrit të një vajze 7-vjeçare të vrarë pranë familjes Jashari në Prekaz, duhet të kumbojë kudo si një dëshmi e një fushate intimidimi dhe ndëshkimi, kjo nga një vend që kërkon anëtarësim në BE”, u shpreh Basha.

Po ashtu, Basha nënvizoi se sulmi në Banjskë ende nuk është zbardhur, ndërsa Serbia refuzon të ekzekutojë urdhrin e Interpolit për Milan Radoicic, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

“Nëse Serbia nuk ka asgjë për të fshehur, pse e mbron atë? Serbia vazhdon të sabotojë dhe të kërcënojë sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë e Mal të Zi, me një strategji të mbështetur nga Moska, që synon të stimulojë konfliktin në Ballkanin Perëndimor, për të devijuar vëmendjen nga lufta e saj e paligjshme e pushtimit kundër Ukrainës. Një hetim ndërkombëtar i plotë në parregullsitë e zgjedhjeve serbe dhe mbrojtja e standardeve zgjedhore, gjithashtu në vende të tjera në Ballkanin Perëndimor që përballen me çështje zgjedhore dhe mungesën e sundimit të ligjit, janë imperative”, u shpreh ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit