Home Aktualitet Basha “shpërt...

Basha “shpërthen” kundër dyshes Berisha-Bardhi: Kanë bërë “pazar” me Ramën

48
0

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar sulmet ndaj Bardhit dhe Berishës.

Gjatë një deklarate për mediat në hyrje të Kuvendit, Basha deklaroi se Berisha dhe Rama janë bërë së bashku për të votuar amnistinë penale, e cila sipas tij, nxjerr nga qelia e burgut të korruptuarit e qeverisë por jo protestuesit e opozitës.

“Kanë 5 muaj qe bllokojnë kuvendin, gjoja e bllokojnë, kalojnë vendimet te rëndësishme pa opozitë dhe pastaj bëhen bashkë për një amnisti që liron të korruptuarit dhe nuk liron protestuesit që u ngritën kundër të korruptuarve. PAKTI vazhdon. Duan t’i imponohen PD. PD ka marrë vendime. Rama kërkon të përdorë këto pazarxhinj për t’i bërë një nder atyre dhe merr nderin tjetër në kthim që është qëndrimi gjoja i parakorduar i Olta Xhackës, është totalisht i rakorduar. Do e çojnë papat në Kushtetuese, për çfarë kushtetuesja e dha vendimin? Parlament nuk e zbatoi, atëherë ngrihu dhe blloko foltoren” tha fillimisht Basha.

Në lidhje me vendimin e 4 deputetëve që mbështesin Bashën për të mos firmosur padinë për ridërgimin në Kushtetuese padinë për mandatin e Xhaçkës, Basha tha se Kushtetuesja e dha vendimin dhe tanimë me vendimin e Parlamentit jemi në krizë dhe ridërgimi nuk zgjidh gjë.

“Bubat e Nikollës ju mashtrojnë ju dhe opinion publik, jo cdo bub kur leh e ka me të keq, do dhe të hajë, lehjet e këtyre bubave e kanë pasur për të ngrëne. Me vendimin e Kushtetueses për Xhacken ne jemi në krizë. Këta nuk bëjnë asgjë, sepse e kanë ngrënë lugën e çorbës. Këta janë ngritur për 5 muaj, për të mbrojtur interesat e veta kundër interesave të qytetarëve. Janë kthyer në një aneks për PS. Përvec kallëzimit për Nikollën, jane bllokimet e iniciativave tona. Ky parlament në sytë e shqiptarëve ka marrë fund, kështuqë vëmendja jonë është tek shqiptarët”, shtoi Basha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit