Home Aktualitet Bashkëpunëtor...

Bashkëpunëtor i Agaçit apo i Veliajt? Braimllari: Zero! Nxirrni fakte

335
0

Endrit Braimllari u prek nga ristrukturimi i Partisë së Lirisë i nisur së fundmi nga Ilir Meta. Ndaj tij janë hedhur akuza për tradhti, e ndërsa Meta flet për “tradhti”, “flirte me qeverisë” apo “çimka”, mirëpo Braimllari thotë se në këto deklarata nuk ka asgjë të vërtetë.

Ai thotë se nuk ka bashkëpunuar me Engjëll Agaçin apo Erion Veliajn, siç është akuzuar. “Nëse Endrit Braimllari akuzohet si bashkëpunëtor i Engjëll Agaçit apo i Erjon Velisë, nxirrni faktet. Nuk kam bashkëpunuar, zero, zero bashkëpunim dhe koha do jetë dëshmitari më i mirë, jam produkt politik i LSI, nuk tradhtoj idealet e LSI”, tha ai.

Braimllari tregon se nuk është dakord me Metën me aksionin që ka ndërmarrë së fundmi. “Ilir Meta mund të ketë të drejtë për çështjen e organizimit të Partisë, dhe nëse do ishte vetëm kjo gjë dhe unë do isha i pari që do jepja dorëheqjen, por unë mendoj që në një aksion politik nuk është përgjegjës vetëm për një person. 14 maji nuk është vetëm i im, nuk lejoj që të hidhet baltë mbi angazhimin tim politik”, shtoi Braimllari në ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit