Home ShowBiz Bashkëshortja...

Bashkëshortja tregon ditët e para të Ilir Shaqirit pas fitores së “Big Brother VIP” dhe planet për të ardhmen

213
0

Bashkëshorja e Ilir Shaqirit, fituesi i “Big Brother VIP”, Emanuela në një intervistë të fundit ka treguar përjetimet e tij në rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri por edhe ditët e para me të pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

 

E ftuar në emisionin “Breaking”, ajo u shpreh se ende nuk e ka kuptuar që përfundoi. Ajo tregoi se pasi fitoi Iliri po përpiqej të gjente Emily në studio, por ajo nuk mundi të ishte pranë tij sepse ishte infektuar me Covid-19.

Në realitet ende mallëngjehem, ende nuk e kam kuptuar mirë që përfundoi, ka qenë një rrugëtim i mrekullueshëm. Momenti kur unë e takova brenda shtëpisë ishte një surprizë e rëndësishme sepse unë i theksova, i thashë që do e ndjekë kudo, qoftë dhe në kthimin në Shqipëri. Ishte një rrugëtim i vështirë për mungesën e familjes, por ajo që më bëri përshtypje më shumë, ishte momenti kur doli dhe po përpiqej të gjente vajzën. Pasi nuk e gjeti ishte i shqetësuar për të më pyeti ku është”, tha Emanuela.

Emanuela tregoi po ashtu edhe se si e përjetoi dhe Emily nga Italia finalen e madhe. “Ajo u ndje shumë e lumtur sigurisht, por dhe e mërzitur që nuk ishte këtu për ta përjetuar nga afër. Megjithatë, po bëjmë gjithçka gati që ajo të vijë këtu dhe ta takojë Ilirin dhe të përjetojë nga afër të gjitha emocionet”, -tregoi Emanuela.

Emanuela foli dhe për planet e të ardhmes, ndërsa tregoi se do i pëlqente shumë të jetonte në Shqipëri.

Unë e dua Tiranën, Shqipërinë, vendet, detin, natyrën, njerëzit janë fantastikë, kuzhinën, nuk e kam problem të jetoj në Tiranë. Por nuk kemi ende një projekt të sigurt sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt”, tha aktorja. Kujtojmë se diçka të tillë e tha edhe Iliri gjatë finales kur shprehu gatishmërinë për tu rikthyer në vendin e lindjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit