Home Aktualitet Batuta e depu...

Batuta e deputetit Korreshi në Kuvend: Solla çizmet për ministren, por s’më la garda

235
0

Deputeti i PD-së për Lushnjën, Saimir Korreshi gjithmonë në foltoren e Kuvendit do të përcjellë shqetësimet e banorëve të zonës së tij përmes humorit. Ndër të tjera ai tha se banorët i kishin ofruar një palë çizme dhuratë për ministren e Bujqësisë, por garda nuk ia lejoi t’i fuste në sallë.

”Kisha edhe një shqetësim tjetër me bujqësinë. Disa fermerë më kanë ngritur disa probleme. Më kishin bërë dhuratë për ministren një palë çizme, por garda s’më lejoi.

Në rast se të bie rruga ka dy probleme, e gjithë zona aty kanë të njëjtin problem, në vlerësimin e situatës për farën e domates.

Sipas ministrisë ka defekte në teknologji keni thënë, ky konkluzion nuk qëndron. Në të njëjtën serë janë mbjellë dy hibride dhe vetëm ozgan f1 nuk ka prodhim. Hormoni deformon frutin, por jo të mos japë prodhim. E mira është të verifikohej fara”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit