Home Sporti Bayerni merr ...

Bayerni merr një fitore tenistike ndaj Mainz-it, shënojnë thuajse të gjithë (VIDEO)

113
0

Bayern Munich është treguar i pamëshirshëm ndaj Mainzit duke e mundur në shifrat 6-2 në “Allianz Arena” në duelin e vlefshëm për javën e 12-të.

Bavarezët dominuan të gjithë sfidën ndërsa golat i realizuan Gnabry në minutën e 5’, Musiala në minutën e 28’, Mane në minutën e 43’, Goretzka në të 58’, Tel në minutën e 79’ dhe Choupo-Moting në 86’.

Fitorja e Bayern mund të kishte qenë edhe më e thellë nëse Mane nuk do të kishte humbur penalltinë në minutën e 43’.

Nga ana tjetër për Mainz realizuan Widmer në minutën e 45+4’ dhe Ingvartsen në minutën e 82-të, teksa Burkardt humbi penallti në minutën e 45+3’.

Pas këtij raundi Bayern rikthehen në krye të renditje me 25 pikë, 2 më shumë se Union Berlin i vendit të dytë, por me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit