Home KRYESORE BBC: Kompanit...

BBC: Kompanitë që lidhen me Putin-Prigozhin financuan dhe Bashën. Reagon PD: Shpifje, është skenar sulmi

47
0

Media e madhe britanike BBC, ka publikuar një investigim të gjatë në lidhje me mënyrën si rrethi i ngushtë i Vladimir Putin ka përdorur kompani të ndryshme “guackë”, për të fshehur pronarët, për të marrë pagesa të paligjshme dhe për të depërtuar në ekonominë britanike.

Pjesë e investigimit përmendet dhe skandali i lobimit të Partisë Demokratike në SHBA në vitin 2017. BBC shkruan se kryedemokrati Basha ka paguar para për të pasur një foto me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Pas publikimit të investigimit të BBC, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, tha se çështja ka marrë përgjigje si nga institucionet shqiptare të drejtësisë ashtu dhe nga ato të SHBA. Sipas saj, dënimi i McGonigal rrëzoi skenarin e sulmeve kundër Bashës.

Pjesë nga shkrimi i BBC-së:

Alpha Consulting me bazë në ishujt Seychelles ndihmoi në formimin e më shumë se 900 partneriteteve në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat u përdorën si kompani për të fshehur pronarët e vërtetë rusë, miq të Putin. Pjesë e kompanive të lidhura me Alpha Consulting sipas BBC është dhe Beratex Group Ltd, një kompani e ish-kreut të Wagner Yevgeni Prigozhin, e cila “fshihte” dhe jahtin e përdorur prej tij. Pjesë e investigimit përmendet dhe skandali i lobimit të Partisë Demokratike në SHBA në vitin 2017. BBC shkruan se kryedemokrati Basha ka paguar para për të pasur një foto me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Media britanike thekson se kompania Biniatta Trade LP e cila pagoi lobistin amerikan në emër të PD, është një kompani e lidhur me Alpha Consulting. Sipas artikullit Rusia ka shpenzuar 500 mijë dollarë për lobim për Lulzim Bashën në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017. BBC shkruan se kryedemokrati nuk iu përgjigj ftesës së tyre për të dhënë një reagim. Në mars 2017, BBC shkruan se kompania Biniatta Trade LP, pagoi një lobist amerikan në emër të Lulzim Bashës, kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Lobisti organizoi qasje tek politikanët republikanë dhe një mbledhje fondesh, ku zoti Basha ishte në gjendje të merrte një mundësi fotografike me presidentin e atëhershëm Donald Trump i përdorur më vonë në fushatën zgjedhore shqiptare. Raportet e vitit të kaluar sugjeruan se inteligjenca amerikane besonte se fushata zgjedhore e zotit Basha, slogani i të cilit ishte “Bëje Shqipërinë të Madhe përsëri”, ishte mbështetur fshehurazi nga Rusia me 500,000 dollarë.

Reagimi i zëdhëneses së PD Mirela Karabina:

Në disa media media është publikuar i deformuar sot një shkrim me disa të pavërteta të marra copy-paste nga vala e shpifjeve kundër PD dhe Lulzim Bashës. Fakti që në shkrim as nuk përmendet korruptimi që Edi Rama i bëri McGonigal për të sulmuar Lulzim Bashën, tregon se kush është i interesuar për riciklimin e kësaj çështje që ka marrë përgjigje si nga institucionet shqiptare të drejtësisë ashtu dhe nga ato të SHBA. Më poshtë teksti i shkresës zyrtare që PD i ka nisur BBC:

E nderuara Zonjë/Zotëri,

Fatkeqësisht, ju keni publikuar një lajm pa u njohur plotësisht me faktet dhe pa iu drejtuar Partisë Demokratike të Shqipërisë për një përgjigje të duhur. Ju po ripërsëritni një histori të vjetër që tashmë është shqyrtuar dhe verifikuar si e pavërtetë në të kaluarën. Narrativa e paraqitur është pa asnjë ekuivok e rreme nga fillimi në fund.

Siç është faktuar tashmë, as zoti Basha dhe as Partia Demokratike dhe fushatat e saj nuk kanë marrë ndonjëherë fonde nga Rusia. Kur kjo histori doli për herë të parë në 2017, zoti Basha dhe Partia Demokratike kërkuan një hetim të plotë dhe bashkëpunuan plotësisht me të gjitha autoritetet hetimore. Në vitin 2019, gjykatat në Shqipëri e kishin shfajësuar plotësisht zotin Basha dhe Partinë Demokratike, duke e pastruar atë nga çdo lidhje me këtë histori të sajuar.

Për më tepër, që prej asaj kohe ka dalë në dritë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte lidhje të ngushta me agjentin e atëhershëm të FBI-së, Charles McGonigal. Sipas hetimeve, përfshirë nga New York Times, këto lidhje u krijuan kryesisht për të goditur z. Basha, duke u përfshirë në një fushatë shpifjeje kundër tij, pjesë e së cilës ishin edhe këto akuza të rreme. Shih: https://www.nytimes.com/…/fbi-intelligence-charged…

Ish-agjenti në fjalë i FBI-së është dënuar nga gjykatat amerikane vetëm pak javë më parë. Shih: https://euronews.al/…/former-fbi-official-mcgonigal…/ Duke besuar se do ti pasqyroni këto fakte në mënyrën e duhur,

Me respekt,

Mirela Karabina

Zëdhënëse e Partisë Demokratike të Shqipërisë

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit