Home Aktualitet BE aprovon pa...

BE aprovon paketën e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë

19
0

Bashkimi Evropian ka miratuar këtë të mërkurën paketën e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë.

Lajmi është dhënë nga presidenca belge përmes një postimi në rrjetin social X.

“Ambasadorët e BE-së sapo u pajtuan në parim për pakon e 13-të të sanksioneve në kornizën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha presidenca belge.

Kjo është njëra prej paketave “më të gjera” të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, thuhej në njoftim.

Gati 200 subjekte dhe individë janë futur në listën e sanksioneve.

Paketa do të aprovohet formalisht në kohë për përvjetorin e dytë të fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit