Home Aktualitet BE kundër &#8...

BE kundër ”pasaportave të arta”, Pisonero: Nxisin krimin dhe pastrimin e parave

84
0

Investitorë të huaj të cilët mund të sjellin paratë e tyre në Shqipëri, do të përfitojnë shtetësinë shqiptare. Dy kompani të huaja do të ofrojnë 2 shërbime, atë të reklamimit të pasaportës shqiptare dhe kontrollit të figurës së personit që do të mund të kërkojë të marrë pasaportën shqiptare.

Bashkimi Europian ka rezerva për këtë nismë të qeverisë. Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Europian thotë se këto projekte rrezikojnë përfshirjen e krimit të organizuar dhe skemat e pastrimit të parave.

Po ashtu zëdhënësja e KE-së, shprehet se skema të tilla mund të rrezikojnë interesat e vendit. Ndërsa shton se Bashkimi Europian po monitorin qëndrimet e gjithë vendeve kandidate lidhur me procedurat e pasaportave.

“Rreziqet përfshijnë infiltrimin e krimi të organizuar, pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe korrupsion përmes aplikantëve të mundshëm që vijnë nga shtete të botës së tretë. Komisioni i konsideron këto skema në kundërshtim me ligjin e BE-së dhe ka nisur procedurat e shkeljes kundër Shteteve Anëtare në vitin 2020. Për shkak të perspektivës së ardhshme të anëtarësimit në Bashkimin Europian, shtetësia e vendeve kandidate mund të bëhet tërheqëse për investitorët. Kjo gjë po ndodh tashmë gjatë proceseve të anëtarësimit, teksa shtetet kandidate zhvillojnë marrëdhënie më të ngushta me BE-në dhe mund t’i japin të drejtë shtetasve të tyre të hyjnë në zonën shengen pa nevojë për vizë për periudha të shkurtra kohore”, tha për ”Euronews Albania”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit