Home KRYESORE “BE ndo...

“BE ndodhet në një zonë gri, në muzg dhe nuk është i sigurtë”

2
0

Në një shkrim analitik të radios gjermane DW, pas samitit të Berlinin dhe për samitin, shkruhet ndër të tjera se “Momenti i ri gjeo-politik në favor të zgjerimit të BE nuk duhet lënë të ikë, këmbëngul shoqëria civile. Që kjo të ndodhë BE duhet të shmangë përsëritjen e stanjacionit të  deritanishëm. “Jemi në një zgjerim gjeo-politik. Ngërҫi i mëparshëm në politikën e zgjerimit erdhi në një masë të madhe nga vetë BE, sepse ai nuk u reformua kur duhej të reformohej. Nëse këtë herë jemi seriozë lidhur me zgjerimin, nëse ketë herë është me të vërtetë, atëhere BE ka nevojë të kuptojë gabimet e së shkuarës dhe të fillojë të gjejë zgjidhje për të sjellë vendet e BP më pranë tij”, thotë për DW, Ioannis Armakolas, kryetar i  Programit  të Europës Jug-Lindore në ELIAMEP, (Hellenic Foundation for European and Foreign Policy) organizatë e shoqërisë civile me seli në Athinë.

Ai thekson se „ BE duhet të gjejë zgjidhje për të përshpejtuar procesin e reformave pasi vërtet BP ka një sërë reformash për të kryer, por edhe vetë BE ka një sërë reformash që duhet t’i bëjë shpejt jo në 10 apo 20 vjet.” „Kritikat janë të drejta. BE ndodhet në një zonë gri, në muzg dhe nuk është i sigurtë. Këto  kritika të shoqërisë civile  në shumë raste janë përmbledhur në rekomandime konkrete”, thotë për DW, Ardian Haҫkaj. Kritikat e shoqërisë civile ndaj BE përfshijnë edhe mungesën e identifikimit të një objektivi të largët se ku dëshiron të shkojë ky bashkim. „Duhet të ketë një përcaktim të qartë të trajektores së integrimit europian të BP, gjë që nuk ka ndodhur deri tani,”  thekson për DW Andi Dobrushi, Drejtor i Fondacionit “Shoqëria e Hapur” në Ballkanin Perëndimor, ndër organizatorët e Forumit të Shoqërisë Civile, Tirana 23

Dhe e verteta mbetet se as BE nuk bën hapa prapa, por as BP nuk bën hapa para!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit