Home KRYESORE Belind Këlliç...

Belind Këlliçi: Do ta ringrejmë dhe rikthejmë PD në pushtet! Rama është shefi i mafies së inceneratorëve

227
0

Gjatë protestës së opozitës kryesuar nga ish-kryeministri Berisha ka folur edhe Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Me një patos luftarak, i qartë në artikulimin e ideve dhe platformës së protestës, rinor dhe një prej ikonave të reja në PD, Bellind Këlliçi theksoi atë që donin të dëgjonin edhe protestuesit e shumtë. Ai tha se do ta ringremë dhe rikthejmë PD-në në pushtet brenda një harku kohor të shkurtër.

Me tej Këlliçi theksoi se mafia e inceneratorëve është vetëm një njeri dhe ai quhet kryeministri Edi Rama.

Kryetari i FRPD dhe deputeti Këlliçi, i cili shikohet edhe nga amerikanët si një e ardhme në PD tha: Unë jam krenar sot që në kohë rekord brenda vetëm 24 orësh, vetëm me njoftim në rrjetet sociale, ky shesh është mbushur me mijëra shqiptarë të Shqipërisë, por mbi të gjitha të Kosovës. Unë jam krenar që zemra e shqiptarit rreh fort për Shqipërinë për të mbrojtur shqiptarët brenda kufirit tonë por edhe shqiptarët në të gjitha në të gjitha trojet shqiptare. Edi Ramës i bëj një thirrje, Vuçiçin mund ta kesh mikun tënd të zemrës, por në asnjë mënyrë nuk mund t’ua shesësh shqiptarëve për mikun e Shqipërisë. Ministrin e Millosheviçit nuk mund ta pranojnë shqiptarët për mik të Shqipërisë. Edi Rama, e vetmja masë që ke marrë sot është që ke hequr kërpudhën nga Kryeministria. Mos u shqetëso, nuk e ka kush me kërpudhën, e kemi me rrënjën e të keqes dhe korrupsionit në Shqipëri që ka një emër dhe quhet Edi Rama. Ne ty do të të heqim me rrënjë dhe themel nga qeveria, të cilën e ke përdorur vetëm për t’u pasuruar vetë dhe për të dëbuar shqiptarët nga vendi”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit