Home Aktualitet Belind Këlliç...

Belind Këlliçi në Sauk: Bashkia gjobit bizneset që takohen me mua

49
0

Në javën e fundit të fushatës elektorale, kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belindi Këlliçi takoi banorë dhe tregtarë në Sauk, të cilëve u kërkoi ndihmë që në fletën e votimit të siglojnë emrin e tij dhe të koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Më shumë se të fliste për premtime, zgjodhi të denonconte Bashkinë e Tiranës që sipas tij gjobit bizneset e sipërmarrësve që kanë zhvilluar takime me të. “Bashkia u vendos gjoba bizneseve që unë takoj, ndaj dhe dua që takimet me ta t’i bëj pa kamera. Sepse kam marrë shumë denoncime që një ditë pasi janë takuar me mua kanë shkuar dhe i kanë vendosur gjobë”,-tha Këlliçi.

Gjatë ecjes u njoh me shqetësimin e një qytetari, i cili u ankua se bashkia nuk i jep leje për të rregulluar çatinë e shtëpisë. Edhe nga Sauku kërkoi përballje me Veliaj për të diskutuar për programet e tyre.

“Kam një muaj që e kërkoj në debat, të vij të përballemi”,-tha kandidati Këlliçi. Ai u shpreh në mbështetje të idesë për të kufizuar në vetëm dy mandate punën e një kryebashkiaku, nga tre mandate që është aktualisht.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit