Home Turizem Benet Beci ur...

Benet Beci uron “Drekën e mirë!” nga plazhi i Velipojës

150
0

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka uruar në rrjetet sociale “Drekën e mirë!” më një të diel me diell dhe me pushues në plazhin e mahnitshëm të Velipojës.

Ndërkohë që sezoni i pushimeve nuk ka çelur ende siparin, në bregdetin e Velipojës vërehet një start i stinës së relaksim dhe pushimeve. Është e diela, është kjo ditë pushimi, janë mrekullitë e këtyre kushteve atmosferike, që kanë nxitur qytetarë nga Shkodra dhe jo vetëm, të mësyjnë një nga vijat bregdetare më mahnitëse dhe tw shijojnë rërën më kurative tw bregdetit shqiptar.

Plazhi i Velipojës është një plazh i cili ndodhet në bregdetin e fushës me të njëjtin emër, në anën e majtë të grykës së lumit të Bunës, 22 km në jugperëndim të qytetit të Shkodrës, në Shqipëri.

Plazhi ka një gjatësi prej rreth 4 km, (nga grykëderdhja e Bunës deri në Lagunën e Vilunit), me një gjerësi mesatare prej rreth 200 metrash, sipërfaqja e përgjithshme e plazhit sillet rreth 80 ha, me një kapacitet prej 130 mijë pushues. Deti është i cekët dhe thellësia rritet gradualisht. Plazhi është i rrethuar nga një pyll pishash, drunj fletorë dhe shkurre përherë të gjelbra. Plazhi i Velipojës ka një infrastrukturë relativisht të zhvilluar. Klima në zonë është e butë. Temperatura mesatare vjetore sillet rreth 16°C. Muaji më i ngrohtë është korriku, kur temperatura mesatare është 29°C, dhe më i ftohti është janari, me 4°C. Reshjet mesatare vjetore janë 1 792 milimetra. Muaji me më së shumti të reshura atmosferike është shkurti, me një mesatare prej 220 mm reshjesh, dhe më i thati është gushti, me 41 mm reshje.

Koha Jonë

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Turizem

Më shumë nga Turizem

Lajmet e Fundit

Te Fundit