Home Sporti Benzema rinov...

Benzema rinovon automatikisht kontratën me Realin, shkak u bë “Topi i Artë”

41
0

Karim Benzema ka rinovuar kontratën me Realin e Madridit për një sezon. Klubi “merengues” ka aplikuar një rregull të pashkruar, sipas të cilit fituesi i “Topit të Artë” e zgjat automatikisht marrëveshjen me klubin.

Benzema, i cili në dhjetor do të mbushë 36 vjeç, ka arritur një marrëveshje të heshtur me presidentin Florentino Pérez, i cili e mori në vitin 2009 nga Lyoni.

Këtë e kanë konfirmuar për “AS” burime shumë të besueshme pranë klubit. Nga ana tjetër, Benzema është i vetëdijshëm se sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit në Madrid. Francezi në çdo rast do të vazhdojë të jetë i lidhur me klubin pasi të përfundojë karriera e tij sportive.

Rinovimi i Benzemasë deri në qershor të vitit 2024, vjen nga e ashtuquajtura klauzola e Topit të Artë, një trofe që francezi e ngriti në moshën 34-vjeçare pas një karriere mahnitëse te Reali. Benzema ka qenë golashënuesi më i mirë me përkatësisht 15, 27 dhe 2 gola.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit