Home Aktualitet Berisha: Arbe...

Berisha: Arben Ahmetaj do arratiset nga vendi, siç bëri në 2005 ku kërkoi azil në Rumani

498
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në deklaratën për mediat, tha edhe se Arben Ahmetaj do të arratiset nga vendi, pasi Edi Rama e shkarkoi këtë të hënë nga posti i zv.kryeministrit. Berisha tha se kjo nuk do të jetë hera e parë, pasi edhe në vitin 2005 Ahmetaj është arratisur nga vendi dhe ka kërkuar azil politik në Rumani.

”Shkarkimi i jep mundësi Ahmetajt të arratiset nga Shqipëria. Arben Ahmetaj, në vitin 2005, është arratisur disa vite në Rumani, ku kërkonte azil. Tani ai e liron nga detyra vetëm e vetëm që ai të largohet.

Me këtë rast, unë i them Edi Ramës, se edhe në ata satelitët që ke porositur, të shkojë, do bëhet përgjegjës para shqiptarëve për këtë aferë dhe aferat e tij. Rama është kryeministri më hajdut i 110 viteve të fundit në Shqipëri, kryeministri më hajdut i rajonit dhe Europës.

Mund t’i bësh presion dhe t’ia mbyllësh gojën SPAK-ut të partisë, por shqiptarët dhe popullin opozitar, nuk do mundesh kurrë ta trysnish pa të dhënë vendin që meriton si një hajdut i papërmbajtur. E njëjta gjë vlen për Arben Ahmetajn, shko edhe prapa diellit. Por nuk do kesh shpëtim më. Kjo aferë për popullin opozitar është për jetë a vdekje”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit