Home POLITIKE Berisha arres...

Berisha arrestohet, Meta drejtimin e opozitës? Përgjigjet kreu i PL-së

719
0

Do të ketë opozita një lider të ri? Me Sali Berishën në ”arrest shtëpie” ose në ”burg”, Ilir Meta nuk e sheh si një mënyrë për të marrë drejtimin e opozitës. Meta u duk i palëkundur për të mos marrë më pushtet në opozitë, nisur edhe nga fakti që Berisha e ka konfirmuar që asnjë masë sigurie nuk do e stepë atë.

“Përgjegjësitë e PD janë të rëndësishme dhe janë të vendosura nga vota, sa i takon rolit të Berishës, ai e ka bërë të qartë se asnjë masë ndaj tij nuk e ndryshon vendosmërinë e tij për të drejtuar PD, për fuqizimin e PD. Gjykatat duhet ta kishin zgjedhur me kohë larg diktatit të Edi Ramës, është zvarritur vetëm për interesa të Edi Ramës, që kërkon konfuzion në opozitë dhe të godasë opozitën për qëllimet e tij”, përfundoi Meta në konferencën për shtyp nga selia e Partisë së Lirisë. Nga ana tjetër, Meta tha se nuk druhet aspak se do të ketë të njëjtin fat si aleati i tij.

Tashmë pa imunitetin e një deputeti, Berisha flet një valë protestash që nga Kuvendi, te kryeministria, SPAK dhe Gjykatat. Ilir Meta konfirmoi se do të jetë në protestë, por thekson kjo jo për të mbrojtur Berishën, por për rivendosjen e normalitetit në vend.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit