Home Aktualitet Berisha: Heti...

Berisha: Hetimi i korrupsionit nga SPAK-u ka degraduar. Altin Dumani më i suksesshëm në krye të Task Force

44
0

Në një konferencë për mediat nga banesa, Sali Berisha publikoi disa shifra që kanë të bëjnë me dosjet e hetuara nga strukturat e Prokurorisë që ka drejtuar Altin Dumani. Referuar kohës kur Dumani drejtonte Task Force kundër korrupsionit, Berisha tha se në vitet 2008-2009, ka hetuar 1430 çështje me 630 të dënuar.

”Unë do të sjell në vëmendjen tuaj, një analizë krahasuese me tregues konkret të luftës kundër korrupsionit në vitet 2008-2009, me këtë luftë në vitet 2022-2023. Të dhënat e viteve 2008-2009 janë të gjitha të publikuara në raportet e Departamentit të Shtetit të vitit 2010-2011. Kurse të dhënat e viteve 2022-2023, janë në raportet e Skapit.

Mund të pyesni pse janë zgjedhur këto dy periudha. Jo pa qëllim. Në këto dy periudha, i njëjti person ka qenë bë 2008-2009, drejtues i Task Forces të luftës kundër korrupsionit, në vitet 2022-2023, drejtues i SPAK. Krahasimi i veprimtarisë së këtyre dy njësive me një 0drejtues flet për shkallën e degradimit të madh të luftës kundër korrupsionit me drejtësinë e re.

Në vitet 2008-2009, Task Forca kundër korrupsionit regjistroi gjithsej në 2 vite, 1430 çështje, kundër 392 çështje që regjistroi totalisht në vitet 2022-2023. Me të drejtë, mund të shtrohet pyetja sa nga këto çështje u dërguan në gjykatë në atë periudhë dhe në vitet 2022-2023.

Në vitin 2008 u dërguan në gjykatë gjithsej 154 çështje. Në vitin 2023 u dërguan në gjykatë gjithsej 38 çështje. Pra 4 herë më pak. Kurse të marra së bashku, në dy vitet 2022-2023, u dërguan në gjykatë 95 çështje, kundrejt 365 çështjeve që u dërguan në gjykatë në vitet 2008-2009”, tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit