Home Aktualitet Berisha: Ja p...

Berisha: Ja pse u rrëzua Dvorani si anëtar i “Kushtetueses”. Ka pasur një marrëveshje me Bashën

475
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar sipas tij arsyet pse u rrëzua dje në Parlament kandidatura e Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Berishës, ka pasur një marrëveshe me Bashën që Dvorani të votohej, por siç thekson ai Rama sheh spiunin tek çdo person.

“Dvorani nuk mbeti pa u zgjedhur pse e kundërshtoi opozita. Opozita nuk e votoi, por Dvoranin e votuan vetëm 14 deputetë nga mazhoranca. Ai është simbol i korrupsionit, turp i drejtësisë dhe ne do ta bëjmë çështje. Edhe Vali Bizhgën po ta kishin sjellë në Parlament, Rama do ta kishte rrëzuar sepse ai sheh spiun në çdo person. E ka kapur spiunofobia dhe nuk ka asnjë shkak tjetër përveç spiounofobisë së Edi Ramës që Dvorani të merrte nga ajo mazhorancë 14 vota. Nëse ky merrte votat që i kishte premtuar Rama, Semini nuk dilte, por nëse ky nuk zgjidhej do dilte Semini.

Ky doli i poshtëruar se këtë e nxorën me 14 vota, pse e nxorën? Ky nuk meriton asgjë, por u fut se është bërë edhe një marrëveshje me Bashën që do votohej Dvorani. Dvorani nga deputetët e Ramës merr 14 vota dëshmon se Rama është i sëmurë rëndë nga spiunofmbia. Viktima tjetër do të jetë Vali Bizhga. Po jua them unë ju”, tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit