Home KRYESORE Berisha kërcë...

Berisha kërcënon kryeministrin Rama: Kur të themi mbathja, do t’ia mbathësh! Me forcën e idealeve tona të lirisë, thërrmojmë çdo bunker

617
0

Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar nga protesta e opozitës se me kryeministrin Edi Rama, janë armiq. Sipas tij, Rama do pushtetin për t’u pasuruar vetë dhe varfëruar qytetarët, kurse ai dhe qytetarët në bulevard për t’i bërë shqiptarët e lirë.

“Sot unë me këta djem, burra e vajza, kemi ideal lirinë. Ne jemi armiq me ju Edi Rama sepse ti ke pushtetin, e do pushtetin për të pasuruar veten, për të varfëruar qytetarët, për të poshtëruar qytetarët. Kurse unë dhe këta qytetarë që janë sot këtu, lirinë e duam për të bërë të lirë shqiptarët, për t’iu kthyer atyre dinjitetin. Edi Rama ne jemi armiq me njeri tjetrin, sot ti ia ke mbath nga Tirana, por gabim ke bërë. Sot ti ke blinduar dyert, gabim ke bërë. Ne nuk veprojmë në pabesi, kur të themi mbathja, do t’ia mbathësh. Së dyti, mos harro se me forcën e idealeve tona të lirisë ne thërrmojmë çdo bunker, ne shpojmë çdo blind, asgjë nuk na ndal ne në përpjekjen tonë për liri”, tha Berisha.

Më tej Berisha theksoi se “Në këtë shesh disa oratorë folën dhe të cilësuan hajdut, por e vërteta është se nuk do doja kurrë të flisja nga kjo platformë për hajdutë dhe vjedhës, por më thuaj pak çfarë mund të them unë ty kur pallatet e Surrelit i ke ndërtuar kur ke pasur 3-4 mijë euro të deklaruara.

Ti luan me qindra milionë euro. Edi Rama me firmat që ke vendosur për djegësat që shkojnë në 420 milionë euro për shqiptarët së bashku me Agaçin dhe Ahmetajn, Veliun dhe Kokën keni përvetësuar gjer tani 120 milionë euro. Këto ditë doli se nga 60 milionë euro të dhëna për djegësit e Tiranës nuk është ndërtuar asgjë. Paratë kanë përfunduar të fshehura në kosto pensionistësh të cilët nuk dinin asgjë se ekzistonin ato. Skandali i djegësva është më i madh, por po pak të mëdha janë paratë e transferuara të vjedhura nga ndërtimi i rrugëve. Edi Rama thuaju shqiptarëve si ka mundësi 7 km të autostradës Ibë-Farkë kanë kushtuar sa 10 km tunel i Kërrabës dhe 20 km i autostradës Tiranë-Elbasan. Kanë kushtuar pothuajse 2-fishi i kilometrit në tunel. Ku i çuat paratë, si i vodhët ato. Janë të pafundme rastet që mund t’ia numëroj këtu, njeriut që qëndron në krye të shkallares së turpit të vjedhjes së popullit shqiptar”, deklaroi Berisha.

Me tej ai tha se nuk do të ndalemi deri në rrëzimin e Edi Ramës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit