Home Aktualitet Berisha kërko...

Berisha kërkon daljen nga izolimi, dështon sërish seanca në GJKKO. Lideri i PD ”betejë” kundër SPAK

139
0

Dështon seanca e sotme ndaj Sali Berishës në Gjykatën e Posaçme. Seanca e paracaktuar nuk mundi të nisë, për shkak se gjyqtarja Irena Gjoka ishte në një proces tjetër gjyqësor.

Për shkak të përfundimit të orarit zyrtar të punës së gjykatë, avokatit iu komunikua nga sekretaria gjyqësore se në ditët në vijim do të njoftohen për datën dhe orën e seancës së radhës.

Në izolim që prej 30 dhjetorit 2023, Sali Berisha kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, vendosur nga SPAK. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka vendosur për Berishën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, në lidhje me aferën e kompleksit Partizani.

Ish-kryeministri është vënë nën akuzë për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Si Berisha, ashtu edhe Malltezi kanë kundërshtuar akuzat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit