Home Aktualitet Berisha mbled...

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar të PD-së: Rama ka vërsulur me tërbim mafian ndaj opozitës

440
0

Në mbledhjen me Këshillin Kombëtar, kreu i PD-së Sali Berisha, u shpreh se kanë marrë sulme nga të gjitha anët, por që ata po rezistojnë. Po ashtu Berisha ka shpërthyer në sulme dhe akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si mafian më të fuqishme dhe të rrezikshme.

”U etiketuam me të gjitha format, antiamerikanë, koha provoi se ne ishim dhe mbetemi pro-amerikanët e vërtetë në këtë vend. U etiketuam anti-europian, koha tregoi se ashtu siç u themeluam, qëndruam si parti e vokacionit perëndimor. U etiketuam me të gjitha epitetet, por ne nuk u mposhtëm. A ishim ne prej shkëmbi, jo, ne nuk jemi shkëmb, por më e fortë se shkëmbi, se çeliku, se çdo gjë tjetër janë idealet që ne besojmë. Dhe kjo është arsyeja që ju këtu, ata që na mbështesin ne, u ngritën në këmbë, nuk u mposhtëm, nuk u përkulën dhe nuk u dorëzuan. Refuzuan çdo kërcënim, shantazh. Ndaj dhe unë u them ju; kjo provë e madhe na faktoi ne, nuk po them na farkëtoi, se ne ishim, por na faktoi njerëz të pamposhtur në idealet tona”, u shpreh Berisha.

Ai pranoi se vendi ka hyrë në një moment të rëndësishëm, jo vetëm të PD-së, por edhe të demokracisë shqiptare, të shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë. Për të PD-ja kaloi sfida unike në historinë e një force politike.

”U gjendëm në rrethana në të cilat ne ishim parashikuar që kurrë më të mos ishim ajo forcë politike që kemi qenë. Në rrethana në të cilën u vërsulën ndaj nesh me tërbim mafia qeveritare më e rrezikshme e Europës, mafia e Edi Ramës”, në bashkëpunim, sipas tij, “me tradhtarë të kombit më të madh, SHBA-së, në bashkëpunim me diplomatë të korruptuar deri në palcë, të cilët na sulmonin vetëm e vetëm që i gjithë pushteti ti përkiste një njeriu, Edi Ramës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit