Home Aktualitet Berisha me ak...

Berisha me aktivistët e shoqërisë civile: Rama po ”mbyt” qytetarët, vendi po braktiset

57
0

Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë një takimi me aktivistët e shoqërisë civile, tha se vendi po braktiset nga qytetarët për shkak të qeverisë ”Rama 3”. Për Berishën me vendimet që po merr kryeministri Edi Rama, po u ngushton lakun qytetarëve.

“Kjo është një qeveri e cila me vendimet e saj ngushton çdo ditë e më shumë lakun në qafën e qytetarëve të vendit tonë. Një qeveri që shkon në Bruksel dhe flet 5 herë më shumë për Serbinë sesa për Shqipërinë, kurse për Kosovën e ka ndaluar të thotë një fjalë të mirë për të, ose të bëjë avokatinë e saj.

Rama nuk merr parasysh asgjë nga qytetarët, profesionistë të profesioneve të lira do të lënë Shqipërinë. U vendos një taksë që nuk përballon asnjë prej tyre.

Rritja e çmimeve e çon inflacionin në 29 për qind, dhe jo ajo që thotë ai me tërësinë e tij. I një rëndësie shumë të madhe për këtë lëvizje mbështetja e diasporës dhe emigracionit. Kjo lëvizje ka si synim të rivendosë të drejtat e mohuara për emigracionin dhe diasporën të drejtën e votimit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit