Home Aktualitet Berisha në be...

Berisha në betejë me drejtësinë, Kryemadhi: Është një i përndjekur politik

42
0

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi foli për mediat pas seancës plenare, ku u pyet nga gazetarët për akuzat ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ajo Berishën e ka quajtur të përndjekur politik.

“Për mua, Arbër Malltezi është i burgosur politik. Sali Berisha është një i përndjekur politik. Ju e njihni Berluskonin. Ka pasur 475 çështje por nuk i ka hequr pasaportën.

Ajo që unë theksoj është që loja politike që përdoret për mua është shumë e shëmtuar dhe krijon terror. Janë 16 pronarë dhe pse duhet të arrestohet njëri dhe jo të 16-të me logjikë?! Këtu është problemi i mos funksionimit të shtetit”, tha Kryemadhi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit