Home Aktualitet Polici i forc...

Polici i forcave “Shqiponja” humb kontrollin e makinës dhe bie në lumin Lana

144
0

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në urën e Shkozës në Tiranë rreth orës 06:15.

Punonjësi i policisë së Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Sipas njoftimit të policisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit