Home Aktualitet ”Berish...

”Berisha nuk më mban mëri për kritikat”, Rudina Hajdari: Do protestojmë deri në rrëzimin e Ramës

317
0

Protesta e 12 nëntorit, sipas ish-deputetes së PD-së Rudina Hajdari, i dha një mesazh të qartë qeverisë se duhet të ketë frikë nga forca qytetare. Për të protesta e PD-së dhe e opozitës, arriti qëllimin e saj dhe përçoi mesazhin tek qytetarët që mos të kenë frikë dhe shprehet e bindur se ata do t’u bashkohen në protestat e tjera, kjo deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

“Protesta i arriti të gjitha qëllimit, i dha sinjal të qartë qeverisë Rama që duhet të kenë frikë nga forca e qytetarëve të indinjuar. Protestë që s’kishte të bënte me krahët politikë, por me qytetarët që duan të qëndrojnë në Shqipëri dhe ta krijojnë të ardhmen këtu. Që ta krijojnë të ardhmen këtu, duhet të kemi një korrigjim politik me në krye Edi Ramën që ka 9 vite në pushtet dhe ka shkaktuar një shpopullim, protesta dha mesazhet e duhura për të gjithë ata qytetarët që duan ta ndryshojnë realitetin”,-tha për ”Report Tv”.

Një ndër kritiket e Sali Berishës, para se ai të merrte partinë, Hajdari zbuloi marrëdhëniet që ka me të. Ajo thotë se Berisha nuk i ka mbajtur mëri për kritikat, madje nuk kanë qenë asnjëherë as pjesë e bisedave mes tyre.

”I kam shprehur dhe nuk kam pse i mohoj dhe kam thënë se PD-së i duhet një ofertë e re. Di që jam e qartë që të respektoj vullnetin dhe dëshirën dhe vullnetin e demokratëve. Në momentin që u votua nga anëtarësia e kam detyrim ta respektoj atë lloj vullneti. A ka thënë diçka për kritikat? Absolutisht asnjëherë. Nuk ka ndodhur asnjëherë. Berisha është i matur dhe kurrë nuk mund ta bënte. Nuk jemi futur në biseda kaq të vogla. Berisha di të respektojë çdo kënd kë ka përballë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit