Home Aktualitet Berisha përba...

Berisha përballë drejtësisë, analisti Qafoku: Ngjarja më e rëndësishme e 33 viteve të fundit

55
0

Analisti Roland Qafoku, e ka cilësuar si ngjarjen më të rëndësishme të 33 viteve të fundit gjyqin e Sali Berishës. Ai thotë se është hera e parë që personaliteti më i lartë politik në këto vite të ketë një përballje me drejtësinë.

“Ne kemi një histori tjetër, të Fatos Nanos, i cili bëri 4 vjet burg në vitet 93’-97’, mirëpo tashmë opinioni publik e di që jo vetëm ai ishte një proces i trilluar, por ishte një proces i mirëfilltë politik sepse ishte një luft që në start të politikës, pas rrëzimit të sistemit komunist dhe nuk mund të futet te ato pjesë normale të goditjes që bënte drejtësia”,-tha në ”Euronews Albania”.

Kujtojmë se ish-kryeministri akuzohet nga GJKKO për korrupsion pasiv, pasi përmes akteve ligjore ka favorizuar dhëndrin për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit