Home Aktualitet Berisha përsh...

Berisha përshëndet votuesit maqedonas: Ballkani i Hapur vdiq

80
0

Nga takimi me demokratët në Kamëz për ”Foltoren”, ish-kryeministri Sali Berisha nuk la pa komentuar humbjen e LSDM-së në zgjedhjet vendore që çuan dhe në dorëheqjen e Zaev si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së. Ai përshëndeti votuesit maqedonas, të cilët sipas Berishës i prenë biletën një aventurieri që e ktheu Maqedoninë e Veriut në “mollë sherri” për Bullgarinë dhe Serbinë.

”U dërgoj një përshëndetje të përzemërt votuesve të Maqedonisë së Veriut që i prenë biletën një aventurieri, i cili me aventurën e tij e shndërroi Maqedoninë e Veriut në mollë sherri mes Bullgarisë dhe Serbisë.

Ky politikan i verbër harroi se për Beogradin, Maqedonia e Veriut nuk ka qenë asgjë tjetër veçse juzhgia Serbia. Maqedonia u krijua për të mos lejuar formimin e Serbisë së madhe por as Bullgarisë së madhe. Ky vrapoi drejt Beogradit si të ishte i biri i Pashiqit.

Zhvillimi i madh i Maqedonisë së Veriut ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Soros Ballkani i Hapur aty dhe vdiq dy ditë më parë nga vota e qytetarëve të Maqedonisë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit