Home Aktualitet Berisha: Rama...

Berisha: Rama është vëllai i Vuçiçit, serbët në Kosovë janë më të mbrojturit në botë

58
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një takimi në Dibër ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si mikun e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ndërkohë që ky i fundit ende ofendon shqiptarët.

”Cili nga ju ka lexuar fjalimin që Vuçiç mbajti pasi u kthye nga Brukseli para dy ditësh? Çfarë na paraqet ai ne? Na paraqet ne terroristë. Shqiptarët po terrorizojnë serbët në Kosovë. Unë ju them këtu se nuk ka minoritet sot në planet që të jetë më i mbrojtur se minoriteti serb në Kosovë. Në ligj dhe Kushtetutë përfaqësohet 5 herë më shumë se sa është në Parlament dhe institucione”.

Duke folur për minoritetin serb në Kosovë, shtoi se ata janë më të mbrojturit në botë. ”Unë që po ju flas si kryeministër jam marrë me përkushtimin më të madh me liritë dhe të drejtat e tyre. Me fondet e qeverisë shqiptare kemi investuar në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Kemi ofruar një meremetim kishash, por i urdhëroi Vucic të refuzonin donacionin shqiptar”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit