Home Aktualitet Berisha: Shqi...

Berisha: Shqiptarët viktimë e bixhozit që Rama loz me energjinë

29
0

Në një takim me ”Frontin e Shpëtimit Kombëtar”, kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur sërish akuza kundrejt qeverisë ”Rama 3”, teksa ka nënvizuar se po luan me energjinë, ndrësa shqiptarët janë viktima të një bixhozi të tmerrshëm. Për të rezervat ujore, kanë siguruar 100% të konsumit të energjisë, por që shqiptarët janë viktima të një bixhozi të tmerrshëm që qeveria loz me energjinë.

”Energjinë që prodhohet e shesin agjentëve të tyre me ¼ e çmimit që shitet në bursë dhe pastaj kjo rieksportohet me një çmim 4 herë më të lartë dhe ndahet me qeveritarët.

Njerëzit nuk e ndjenjë, por vjedhjet që bëhen me energjinë janë të paimagjinueshme. Platforma që përdoret për ofertat në energji është tërësisht e pacertefikuar e bërë nga blerësit e energjisë. Hapin tenderin për 3 orë, ku shpenzojnë 400 milionë e jo më pak dhe e mbyllin sipas pazarit që është bërë më para.

Në nëntë vite nuk është shtuar një megavat prodhim energjie nga era, janë shtuar maksimumi 5-10 megavat nga panelet solarë, por edhe ndaj tyre qeveria sillet me një banditizëm të pashembullt, ua merr në verë dhe nuk u jep asnjë qindarkë. Biznesi i vogël është paguan çmimet më të lart për energjinë në Europë. Një taksë tjetër e pret në janar”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit