Home Aktualitet Berisha thirr...

Berisha thirrje Becit nga Shkodra: Kandidimi për Ramën, gabimi fatal i jetës tënde

375
0

Sali Berisha ka zhvilluar këtë mbrëmje një takim elektoral në Shkodër, së bashku me kandidatin e koalicionit ”Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Shkodër, Bardh Spahia. Gjatë fjalës së tij, Berisha i ka bërë thirrje kandidatit të PS-së për Bashkinë Shkodër, Benet Becit që të përballet në debat me Spahinë. Po ashtu Berisha i është drejtuar me fjalët “ke bërë gabimin më të madh” drejtuar Benet Becit lidhur me kandidimin e tij për Bashkinë Shkodër.

”Karshi Bardh Spahisë kandidon përfaqësuesi i Edi Ramës. Benet hajde këtu bashkë me Bardh Spahinë, dilni para qytetarëve dhe jepni llogari për çdo gjë. Përgjigjuni të gjitha pyetjeve të qytetarëve të Shkodrës dhe me këtë ti dëshmon se ke ndjenjën e përgjegjësive, përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Shkodrës. 

Kandidimi yt për Edi Ramën, njeriun që ka përqëndruar pushtetet në duart e tij është gabimi fatal i jetës tënde. Shpirti yt e di se çfarë të detyroi ty të bësh këtë gabim fatal. Di diçka edhe Tom Doshi për këtë detyrim. Nga do të dalësh ti? Benet, edhe njëherë të them se ke bërë gabimin e jetës tënde. 

Ty nuk të lë Edi Rama sepse ai nuk del dot me Sali Berishën në ballë. E ftoj në çdo takim, ikën, ikën, po si mund të vijë aty që me firmën”,-tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit