Home Aktualitet Beteja me një...

Beteja me një sëmundje të rëndë, ndahet nga jeta prokurorja 39-vjeçare

44
0

Prokurorja Erida Kokonozi, e cila ushtronte detyrën në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Elbasan, është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpreh ngushëllimet e sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta, në moshën 39 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë, të prokurores Erida Kokonozi, e cila e ushtronte detyrën në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Elbasan.

Zonja Kokonozi ka qenë një nga magjistratët e spikatur të sistemit të prokurorisë, e cila e ka nderuar figurën e prokurorit, duke treguar një shkallë të larte integriteti dhe profesionalizmi në ushtrimin e detyrës.

Komuniteti i prokurorëve do ta kujtojë znj. Kokonozi përherë me nderim, për kontributin e saj të çmuar në fushën e drejtësisë.

U shprehim ngushëllimet tona familjareve dhe të afërmve, për ndarjen e saj nga jeta”, thuhet në njoftimin e KLP.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit