Home Aktualitet Bie e-Albania...

Bie e-Albania, Semanaj: Sulmi kibernetik është një akt terrorist

181
0

Vendi po përballet me një sulm kibernetik, ndaj dhe shërbimet online dhe sistemet qeveritare janë të mbyllura deri në neutralizimin e këtyre akteve kriminale. Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit vjen nga jashtë Shqipërisë.

Eksperti i IT-së, Besmir Semanaj, thotë se kemi të bëjmë me një sulm të mirëkordinuar dhe shumë të mirësponsorizuar nga shtete dashakeqe. Për të nuk kemi të bëjmë me një sulm, por me një akt terrorist, duke vënë në dukje se shteti ynë duhet të ketë një strategji për të ardhmen, pasi target mund të jenë edhe kompanitë private dhe bankat.

“Ato që preken drejtpërdrejt janë qytetarët shqiptarë që u bë dita e dytë që s’kanë akses te e-Albania. Mbi 90 për qind e procedurave kalojnë përmes e-Albania-s. Jemi në një sulm tejet agresiv. Akoma nuk po arrihen të kthehen shërbimet funksionale.

Ajo që më shqetëson është edhe terri informativ, përveç dy deklaratave të djeshme që shërbimet janë pezulluar, s’kemi një informacion se çfarë po ndodh. Informacioni i vetëm është hamendësimi mbi mënyrën si ka ndodhur sulmi. Nuk dimë tipologjinë e sulmit, sulm që s’ka ndodh asnjëherë! Mendoj që kemi të bëjmë me sulm të mirëkordinuar, të mirësponsorizuar nga shtete dashakeqe me Shqipërinë.

Duhet të ketë një axhendë politike pas këtij sulm. Kemi një sulm me DIDOS, ndër më të vjetrat dhe efikaset për nxjerrjen jashtë funksionit të sistemeve, por zgjat për disa orë dhe jo me ditë të tjera. Por besoj që një sulm të tillë do e përballonte. Por duke u bazuar të dy komunikatat. Besoj që është sulm i koordinuar”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit