Home Bota Bie qeveria e...

Bie qeveria e Serbisë, Vuçiç do të shpërndajë parlamentin

40
0

Qeveria e Serbisë i dërgoi Presidentit propozimin për shpërndarjen e Kuvendit Kombëtar dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

”Mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në rrethanat ekzistuese do të siguronte një shkallë më të lartë të demokracisë, duke reduktuar tensionet e krijuara midis opsioneve kundërshtare në shoqëri, duke refuzuar ekskluzivitetin dhe gjuhën e urrejtjes dhe duke afirmuar të drejtën për të shprehur lirisht mendime dhe pikëpamje për çështje të caktuara politike, ekonomike dhe të tjera, duke përfshirë edhe afirmimin e mëtejshëm të vlerave evropiane”,-thuhet në arsyetimin e qeverisë serbe.

Në propozimin për shpërndarjen e Parlamentit, ndër të tjera thuhet se ka pasur kërkesa nga një pjesë e opinionit për shpalljen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme për deputetë dhe se më 11 shtator, një pjesë e partive politike opozitare i paraqitën një kërkesë të tillë Presidentit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit