Home Euro 2020 Biletat për n...

Biletat për ndeshjen finale Angli-Itali po shiten deri në 20 mijë paund

114
0

Biletat për finalen ndërmjet Italisë dhe Anglisë, që do të luhet në “Wembley” (Londër) kanë dalë në shitje, teksa arrijnë një çmim deri në 20 mijë paund. Rregullat e UEFA-s ndalojnë shitjen e biletave të ndeshjes mbi vlerën nominale, ndaj u është bërë thirrje tifozëve që të mos mashtrohen me këto çmime të larta. Por tifozët duan të shikojnë Finalen e madhe, prandaj nuk po bëjnë naze për 20 mijë paund ose 25 mijë euro një biletë!

Kapaciteti i Wembley-it është 90 mijë tifozë, ndërkohë që për këtë ndeshje është vendosur që të lejohen 60 mijë tifozë për shkak të rregullores së Covid.

Vlerat e biletave janë reklamuar fillimisht për 3400 paund, por online çmimet e tyre kanë shkuar në 40 mijë paund (dy bileta) dhe 10 mijë euro për tarifë prenotimi shtesë. Biletat në sektorin e miqve arrijnë deri në 40 mijë 500 paund (dy bileta). /R.Lika-Koha Jone/

Dy bileta në një sit janë shitur për më shumë se 40,560

Një palë bileta në një tjetër ishin në shitje për një total prej 50,000

Tifozët të dëshpëruar për të parë përplasjen e shitur përballet me hedhjen e shumave të lotimit të syve

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit