Home KRYESORE Bill Gates: A...

Bill Gates: Akoma nuk kemi kaluar me të keqen e Covid-19!

739
0

Frika nga pandemia që po sjell mutacion të ri mbetet prezent. Muli-miliarderi Bill Gates  i teknologjisë dhe filantropi paralajmëroi se ekzistonte rreziku që mund të krijohej një variant edhe më transmetues dhe akoma më fatal i virusit që shkaktoi edhe pandeminë.

“Ne jemi ende në rrezik që kjo pandemi të gjenerojë një variant që do të ishte edhe më transmetues dhe akoma më fatal. Nuk ka gjasa, nuk dua të jem një zë zymtësie, por është më shumë se 5 për qind rreziku që nga kjo pandemi, të mos e kemi parë ende më të keqen”, tha Gates, raportoi DailyMail.

Nuk është hera e parë që Bill Gates bën një parashikim të tillë. Në dhjetor 2021, ai paralajmëroi miliona ndjekësit e tij në Twitter që të përgatiteshin për pjesën më të keqe të pandemisë, pasi kishte paralajmëruar më parë në 2015 se bota nuk ishte gati për pandeminë e ardhshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit