Home Aktualitet Bino: Qarkull...

Bino: Qarkullimit të Covid-19 mund t’i shtohet dhe gripi sezonal

50
0

Ekspertët thonë se ndryshe nga viti i shkuar ku mbizotëroi veç Covid-19, këtë vit rreziku për qarkullimin e viruseve gripale është më prezent.

”Vjet nuk kemi pasur grip, por duhet të kemi parasysh që vjet kishim një mbyllje më të madhe, eksperienca që na vjen nga hemisfera jugore pavarësisht mbylljes që ata kanë patur apo të dhënat vendet e tjera europiane, flasin për qarkullim të gripit. Aktualisht nuk kemi izolim të rasteve me grip, por kjo nuk do të thotë që nuk qarkullon, këtë vit mendohet që mund të kemi bashkëqarkullim të Covid dhe grip”,-tha Silva Bino.

Çfarë ndodh me pandeminë në rastin kur nis qarkullimi i gripit? ”Qarkullimi i gripit rëndon pandeminë, nëse kemi dy sëmundje respiratorë natyrisht pesha mbi spitalet rrit, pasha mbi sistemin rritet dhe pasha mbi familjet rritet, ndaj vaksinimi i gripit të mbron nga format e rënda”.

Vaksina e gripit do të jetë në Shqipëri brenda tetorit dhe ekspertët rekomandojnë injektimin e saj tek e gjithë popullata mbi 6 muaj, por se pari tek personat me risk të lartë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit