Home ShowBiz Biseda e fund...

Biseda e fundit me Hueyda El Saied, gazetari: Ishte në gjendje të rëndë me oksigjen

1226
0

Mëngjesi i sotëm ishte tronditës, pasi të gjithë e njihnin artisten shumë të dashur nga publiku, Hueyda El Saied. Ajo u nda nga jeta, pasi prej më shumë se një viti po luftonte me sëmundjen e kancerit të gjirit. Artistja e 1001 talenteve, kishte zgjedhur të mos i tregonte asgjë, as miqve e të afërmve. Miq të artistes në një ”In memorium”, tregojnë se ky lajm i erdhi shumë i papritur.

“Kisha kuptuar diçka por nuk ma merrte mendja kurrë. Në fillim kishte shpresë, por sëmundja iu përhap në trup në mënyrë agresive”, tregon koreografja Kozeta Bakiu. Ajo shprehet se artistja ishte kujdesur që të mos i ngelte asnjë peng, ndërsa u kujdes që djali të merrte mbiemrin e bashkëshortit që ta linte në duar të sigurta.

Po ashtu kanë thënë se Hueyda EL Saied kohët e fundit ishte në një gjendje të rëndë dhe merrte shpesh oksigjen. ”Ka vuajtur gjithë jetën. Nuk e kuptoj pse duhet të vuante deri në moment të fundit. Për një vit e ca ka qenë në kimioterpai, dhe ka qenë në oksigjen”, shprehet mes lotësh gazetari Bledi Strakosha, i ftuar në “Ftesë në 5”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit