Home Aktualitet Bllokada e Gr...

Bllokada e Greqisë për Shqipërinë në BE, Bushati: Beleri i burgosur politik i Ramës që kërkon të rrëmbejë tokat

33
0

Analisti Andi Bushati ka folur për bllokadën e Greqisë ndaj Shqipërisë në BE për shkak të burgosjes së Fredi Belerit. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati tha se Beleri është një i burgosur politik, për shkak se kryeministri Rama kërkon “të rrëmbejë ato troje që kanë mbetur në jug, pa asnjë pengesë”. Bushati tha se veto e Greqisë, është e justifikuar, pasi tregon se nuk kemi sistem të pavarur të drejtësisë.

”Çështja Beleri nuk është në thelb, si e shfrytëzon Greqia një çështje minoriteti apo të drejtash njeriu, por është çështje e rrëmbimi të tokave të jugut. Beleri është i burgosur politik, sepse Rama do të rrëmbejë ato troje që kanë mbetur në jug, pa asnjë pengesë.
Kjo shpjegon që Beleri për herë të parë në Shqipëri, u burgos pas një fushate idioteske të kryeministrit.

U arrestua nga një provokim i policisë politike, që i ngriti kurth sipas porosisë së kryeministrit. Nëse ne hapim me BE-në kapituj ku do të shqyrtohet drejtësia dhe gjyqësori, një vend normal do të vinte pengesë për këtë lloj drejtësie? Edhe sikur Athina të mos kishte këto interesa të mbrapshta, veto është e justifikuar, sepse rasti Beleri është rast tipik që tregon që ne nuk kemi drejtësi”, tha ndër të tjera Bushati.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit