Home Aktualitet Bllokimi i in...

Bllokimi i integrimit, raportuesja për Shqipërinë në PE shpreh kritika autoriteteve greke

23
0

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos kritikoi autoritetet greke për politikën bllokuese në procesin integrues të vendit. Në mbyllje të vizitës zyrtare në Shqipëri, Santos u shpreh se një çështje e drejtësisë shqiptare nuk mund të jetë arsye për të vendosur veton.

“Jam thellësisht e keqardhur nga këto lloje deklaratash nga Greqi pse me aq sa di, autoritetet gjyqësore po bëjnë punën e tyre. Na duhet të presim vendimi ne formës së pretë të gjykatës dhe është një çështje që është në proces gjyqësor nëse të gjitha vendet do të fillonin të sanksionin vendet e tjera atëherë bota do të ishte një vend i tmerrshëm”.

Pavarësisht vetos, Santos u shpreh se Shqipëria duhet të vijojë në miratimin e reformave, duke vendosur theksin tek ajo elektorale. “Partia në pushtet dhe opozita duhet të gjejnë konsumin minimal për këtë ecur përpara me këtë reformë në kohë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Nëse kjo reformë nuk do të mundësohet, të gjithë do të jenë fajtor”, shtoi ajo.

Pesha e fajit për palët politike në vend mund të rëndohet edhe më shumë pasi Europa po shkon në zgjedhje, dhe raportuesja nuk e shprehu drojën se parlamentaret europianë mund të prodhojnë një realitet tjetër politik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit