Home Bota Bombarduan ma...

Bombarduan maternitetin në Mariupol, Rusia në OKB: Është e gjitha propagandë

106
0

I dërguari rus në OKB, Vasily Nebenzya, tregoi fotot e maternitetit në Mariupol që disa ditë më parë u bombardua nga trupat ruse, duke pretenduar se është i “paprekur” dhe nuk është sulmuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

“Nuk u shkatërrua, e shihni?” tha ai duke tundur fotot dhe duke pyetur përfaqësuesit e tjerë. “A duket e shkatërruar? A duket si një ndërtesë e goditur nga bomba thërrmuese?”, bëriti ai.

Dhe më pas ai tregoi një foto të gruas shtatzënë të plagosur duke këmbëngulur se është një “foto false” e ndërtuar me mjeshtëri nga një blogere mode. “Kjo është propagandë e ndyrë me të cilën jemi ngopur”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit