Home Aktualitet ”Bostan...

”Bostan për burra”/Komisioneri kundër Diskriminimit: Shitësi ka shkelur ligjin

77
0

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ka publikuar foton e një reklame që ka ndezur rrjetet sociale. Pranë një pirgu me bostanë, shitësi ka vendosur një tabelë me mbishkrimin ”Bostan për burra”.

Kjo tabelë ka sjellë reagimin e Komisionerit, i cili shkruan se shitësi po bën diferencim gjinor dhe po nxit diskriminimin.

”Një foto në rrjetet sociale e shoqëruar me qindra komente ka nxjerrë në pah një shkak “diskriminimi gjinor në mallra dhe produkte”, që sanksionohet nga neni nr.3 i Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Shitësi me dashje apo pa dashje, duke bërë diferencim gjinor në blerës është në shkelje të parimit të barazisë dhe nxit diskriminim. Institucioni i KMD vlerëson reagimin qytetar për ndjeshmërinë dhe dëshminë e rasteve diskriminuese”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit