1 milion protestues në rrugë

Rreth 1 milionë qytetarë mbushën rrugët e Hong Kongut të dielën, në një protestë masive kundër një projekt-ligji tejet të kritikuar të qeverisë për ekstradimin e të dënuarve drejt Kinës. Nga përleshjet me policinë, që përdori edhe sprain lotsjellës për sprapsjen e turmës pati disa të lënduar. Analistët politikë mendojnë se paketa ligjore do t’i lejojë Pekinit të arrestojë kundërshtarët politikë në territorin administrativ autonom. Për qytetarët masa e re e qeverisë do ta vendosë Hong-Kongun nën regjimin diktatorial të Pekinit. “Nëse projekt-ligji do të miratohet, kufiri mes Kinës dhe Hong Kongut do të zhbëhet”. Kryeministrja e vendit Carrie Lam, u shpreh e vendosur në miratimin e ligjit që sipas saj do të vendosë drejtësinë në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?