“10 orë në Ferr”/Çaste agonie në një avion të mbushur me mjegull

Pasagjerët e fluturimit të American Airlines përjetuan momente tmerri kur kabina e avionit u mbush me diçka që fillimisht u mendua se ishte tym, por që në fakt ishte mjegull.

Incidenti ndodhi më 8 qershor dhe avioni bëri një ulje emergjente në Nikaragua, siç përmendet “The Independent”.

“Mos po talleni gjë?”, thotë një pasagjer, i cili nuk mund ta besojë atë që po ndodh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Besohet se mjegulla u shkaktua kur ajri i kondicionuar brenda aeroplanit erdhi në kontakt me ajrin e nxehtë dhe të lagësht jashtë tij, pasi ekuipazhi i kabinës hapi dyert e avionit për të pritur udhëzimet përpara nisjes. Pavarësisht se udhëtarët po përjetonin orë tmerri, piloti bënte shaka duke thënë se kjo ishte si një festë Halloween.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një zëdhënës i American Airlines kërkoi ndjesë për devijimin dhe vonesën, por tha se, “siguria e klientëve tanë dhe anëtarëve të ekipit është prioriteti ynë kryesor”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?