13-vjeçaren e konvertoi në myslimane dhe u martua, protesta kundër 44-vjeçarit: E mban peng

13-vjeçarja Arzoo Raja është marrë peng nga një mysliman 44 vjeçar në Karachi të Pakistanit, i cili e detyroi të konvertohej në myslimane për t’u martuar. Ngjarja ka shkaktuar protesta në Karachi e Lahore dhe aktivistët kërkojnë anullimin e martesës.

Arzoo Raja u mor me forcë nga shtëpia e saj në Karachi më 13 tetor dhe dy ditë më vonë burri tregonte një çertifikatë ku thuhej se ajo ishte 18-vjeçe, dhe se ishte konvertuar në fenë e tij.

Babi i saj tha se fëmija ishte marrë peng nga shtëpia kur të dy prindërit ishin në punë. Kur policia kontaktoi familjen dy ditë më vonë, ata informuan prindërit se “burri” kishte një çertifikatë martese, thuhej në raportin e grupit vendas për të drejtat e kristianëve CLAAS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në çertifikatën e martesës thuhet se ajo është 18-vjeçe, por familja e saj tregoi një çertifikatë ku vajza rezultonte vetëm 13-vjeç, raportonte organizata kristiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?