16-vjeçarja pranon të shesë virgjërinë por…
Një vajzë adoleshente, e cila pranoi që të shiste virgjërinë e saj për 5 mijë dollarë, u shpëtua në kohë nga policia. 16-vjeçarja nga Rusia, sipas autoriteteve kishte rënë dakord që të kalonte një natë me një biznesmen, të siguruar nga një trafikant i qenieve njerëzore. Policia thotë se trafikanti u kap falë një operacioni të zhvilluar në Moskë, me qëllim që të mbronin të miturën.
16-vjeçarja ishte joshur në internet nga një bashkëpunëtor i trafikantit, i quajtur Yury dhe ajo besonte se do të shiste virgjërinë për 5 mijë dollarë. Në mesazhet që kishin shkëmbyer në rrjetet sociale, ai e kishte bindur adoleshenten se personi do ta paguante dhe se nuk do t’i ndodhte asgjë.
Vajza nga rajoni i Chuvashia në Rusi, udhëtoi drejt Moskës me besimin se bashkëpunëtori i Yury, i quajtur Said, do ta takonte atë me një biznesmen, i cili do të paguante për të qenë partneri i saj i parë seksual. Ajo që Said nuk dyshonte ishte që “biznesmeni” në fakt ishte një detektiv policie. Në një takim që kishte pasur me herët me këtë të fundit, 32-vjeçari i kishte kërkuar atij 7 mijë dollarë. Said u arrestua pasi “biznesmeni” i dorëzoi shifrën e parave. Sipas asaj që shkruajnë mediat ruse, ai planifikonte që të mos i jepte asnjë qindarkë 16-vjeçares.
KOHA JONË SONDAZH

