20 vite burg sepse shpëtoi 1000 emigrantë

Kapiteneja e një anijeje gjermane rrezikon 20 vite burg në Itali sepse shpëtoi 1000 emigrantë në Mesdhe. 35-vjeçarja Pia Klemp po akuzohet se ka bashkëpunuar me trafikantët e emigrantëve, dhe është mbajtur në burg sepse ndihmoi emigrantët afrikanë të futen në Europë në mënyër të paligjshme.

Trafikantët libianë u marrin mijëra euro emigrantëve për t’i futur në Europë. Autoritetet italiane kanë nxjerrë foto ku gruaja gjermane shihet në praninë e tyre, dhe për këtë është akuzuar si bashkëpunëtore.

Klemp është nga qyteti i Bonit, në Gjermani, dhe është pjesëtare e Rojës Detare, një shoqatë jo-qeveritare që vendos anije në det për të shpëtuar azil-kërkuesit nëpër Mesdhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbështetësit e saj, 80 mijë prej të cilëve kanë firmosur një peticion ku i kërkojnë Italisë të tërheqë akuzat, thonë se ajo personalisht ka shpëtuar me qindra jetë nejrëzish, dhe nuk është asgjë më shumë se një ndihmëse humanitare. /TCH/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?