28 ditë luftë, Zelensky thirrje kompanive franceze: Largohuni nga Rusia

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky këtë të mërkurë, përmes një video-online foli në parlamentin e Francës Ai u bëri thirrje kompanive franceze që të largohen nga Rusia.

“Renault, Auchan, Leroy Merlin dhe të tjerët duhet të ndalojnë sponsorizimin e makinës së luftës ruse. Ata duhet të ndalojnë financimin e vrasjeve të grave dhe fëmijëve”.

Renault është kritikuar ditët e fundit, pasi prodhuesi i makinave rifilloi prodhimin në fabrikën e tij në Moskë. Prodhuesi i makinave ka vendosur të mbajë të paprekur praninë e tij në Rusi, duke respektuar sanksionet ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?